Shaqiri zyrtarisht largohet nga Chicago Fire

Xherdan Shaqiri zhvilloi 75 ndeshje, duke realizuar 16 gola dhe 20 asistime The post Shaqiri zyrtarisht largohet nga Chicago Fire appeared first on Albinfo.

Shaqiri zyrtarisht largohet nga Chicago Fire

Xherdan Shaqiri dhe Chicago Fire kanë ndërprerë bashkëpunimin, shkruan albinfo.ch.

“Pas diskutimeve me Xherdanin, me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët. E falënderojmë atë për kontributin në klub dhe i dëshirojmë atij më të mirën në kaptinën e ardhshme të karrierës”, ka thënë drejtori sportiv i klubit amerikan, Georg Heitz.

32-vjeçari Shaqiri u transferua te Chicago Fire më 9 shkurt të vitit 2022 nga Lyoni, ku zhvilloi 75 ndeshje, prej të cilave 63 herë ishte titullar, ndërsa realizoi 16 gola dhe regjistroi 20 asistime në të gjitha garat.

“Besoj se është koha e duhur për mua që të shikoj mundësi të reja në karrierën time. Dua ta falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që e kam pasur gjatë kohës time në Chicago. Chicagos i dëshiroj më të mirën në vazhdim”, deklaroi Shaqiri.

Shaqiri ka luajtur në Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpooli dhe Lyon.

 

The post Shaqiri zyrtarisht largohet nga Chicago Fire appeared first on Albinfo.