SHBA, Britania dhe Brukseli do të nënshkruajnë marrëveshjen e parë ndërkombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale

SHBA, Britania dhe BE pritet të nënshkruajnë traktatin e parë ligjërisht të detyrueshëm ndërkombëtar mbi përdorimin e inteligjencës artificiale, sipas një raporti në Financial Times. Të tre do të nënshkruajnë sot Konventën e Këshillit të Europës për Inteligjencën Artificiale, duke thkesuar se konventa ka qenë në zbatim për më shumë se dy vjet nga më [...]Read More...

SHBA, Britania dhe Brukseli do të nënshkruajnë marrëveshjen e parë ndërkombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale

SHBA, Britania dhe BE pritet të nënshkruajnë traktatin e parë ligjërisht të detyrueshëm ndërkombëtar mbi përdorimin e inteligjencës artificiale, sipas një raporti në Financial Times.

Të tre do të nënshkruajnë sot Konventën e Këshillit të Europës për Inteligjencën Artificiale, duke thkesuar se konventa ka qenë në zbatim për më shumë se dy vjet nga më shumë se 50 vende, duke përfshirë Kanadanë, Izraelin, Japoninë dhe Australinë.

Shtetet e Bashkuara janë “të përkushtuara për të siguruar që teknologjitë e AI të mbështesin respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike” dhe sheh “vlerën e shtuar të rëndësishme të Këshillit të Europës në këtë fushë”, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden për gazetën.

“Është e para marrëveshje që është vërtet detyruese globalisht dhe gjithashtu bashkon një grup shumë të ndryshëm vendesh,” citohet të ketë thënë ministri i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar Peter Kyle.

Traktati kuadër i Këshillit të Europës për Inteligjencën Artificiale, i cili trajton çështjet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, u hartua nga Komiteti i Inteligjencës Artificiale (CAI).

Konventa u miratua më pas më 17 maj nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës dhe do të nënshkruhet sot, më 5 shtator, në Vilnius.