SHBA/ Los Angelos shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Guvernatori shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në Los Anxhelos  dhe qarqet përreth për shkak të zjarreve që kërcënojnë metropolin dhe tashmë kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi. Three major wildfires are burning near Los Angeles forcing tens of thousands to evacuate. The Bridge Fire, which ignited in the Angeles National Forest, grew 12 times in size in [...]Read More...

SHBA/ Los Angelos shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Guvernatori shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në Los Anxhelos  dhe qarqet përreth për shkak të zjarreve që kërcënojnë metropolin dhe tashmë kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet Los Angeles dhe San Bernardino dhe qarqet Orange dhe Riverside, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën.

Sipas të dhënave janë djegur 16,000 hektarë të martën dhe një ditë më pas, të mërkurën, 200,000 hektarë. Në juglindje të Los Anxhelosit, një zjarr dogji 89,000 hektarë. Sipas zjarrfikësve lokalë, shtatë persona janë lënduar nga zjarri që shpërtheu të hënën.

Të tre zjarret kanë përkeqësuar valën e të nxehtit që ka prekur rajonin dhe temperatura ka shënuar 43 gradë Celsius ditët e fundit.

/abcnews.al