Shërbimi sekret amerikan heton se si u afrua sulmuesi afër ish-presidentit Trump

Shërbimi Sekret Amerikan (Secret Service) po heton se si personi i armatosur që qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Trump arriti të afrohej fizikisht kaq afër sa të realizonte atentatin ndaj tij, shkruan AP. Ai po heton sesi një person i armatosur me një pushkë të tipit AR arriti të afrohej mjaftueshëm për të qëlluar dhe plagosur […] The post Shërbimi sekret amerikan heton se si u afrua sulmuesi afër ish-presidentit Trump appeared first on Albinfo.

Shërbimi sekret amerikan heton se si u afrua sulmuesi afër ish-presidentit Trump

Shërbimi Sekret Amerikan (Secret Service) po heton se si personi i armatosur që qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Trump arriti të afrohej fizikisht kaq afër sa të realizonte atentatin ndaj tij, shkruan AP.

Ai po heton sesi një person i armatosur me një pushkë të tipit AR arriti të afrohej mjaftueshëm për të qëlluar dhe plagosur ish-presidentin Donald Trump, duke e konsideruar një dështim të një prej detyrave kryesore të saj.

”Personi i armatosur, i vrarë nga ne, qëlloi disa herë në skenë nga një pozicion i ngritur jashtë vendit të tubimit”, theksoi ky shërbim.

Një analizë e një duzine videosh dhe fotosh të marra në mitingun e Trump, si dhe imazhet satelitore tregon se sulmuesi arriti të afrohej çuditërisht në skenën ku ish-presidenti po fliste.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregohet trupi i një burri me një kostum gri kamuflazhi i shtrirë në çatinë e një fabrike prodhimi në veri të zonës së Butler Farm Show, ku u mbajt mitingu i Trump.

Çatia ishte më pak se 500 metra nga vendi ku Trump po fliste, një distancë nga e cila një gjuajtës i mirë mund të godiste në mënyrë të arsyeshme një objektiv me madhësi njerëzore.

FBI e identifikoi sulmuesin si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

 

The post Shërbimi sekret amerikan heton se si u afrua sulmuesi afër ish-presidentit Trump appeared first on Albinfo.