Shitjet e shampanjës bien ndjeshëm në botë

Shitjet e shampanjës ranë ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit pasi qytetarët shpenzuan më pak dhe shitësit me pakicë grumbulluan pijen e njohur. Këtë e kanë bërë të ditur prodhuesit, duke u thënë vreshtarëve që të mbledhin më pak rrush. Prodhuesit kanë shitur 106.7 milionë shishe shampanjë në periudhën janar-qershor, që është 15.2 për [...]Read More...

Shitjet e shampanjës bien ndjeshëm në botë

Shitjet e shampanjës ranë ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit pasi qytetarët shpenzuan më pak dhe shitësit me pakicë grumbulluan pijen e njohur. Këtë e kanë bërë të ditur prodhuesit, duke u thënë vreshtarëve që të mbledhin më pak rrush.

Prodhuesit kanë shitur 106.7 milionë shishe shampanjë në periudhën janar-qershor, që është 15.2 për qind më pak se vitin e kaluar. Ndërsa, tashmë po shesin stoqet që tregtarët kanë grumbulluar në 2021 dhe 2022.

“Situata e zymtë gjeopolitike dhe ekonomike globale, si dhe inflacioni, po rëndojnë mbi konsumin personal”, tha presidenti i shoqatës së lobit “Shtëpitë e Champagne”, David Chatillon, në një deklaratë të publikuar nga shoqata e prodhuesve “Comitee Champagne”.

Të korrat e këtij viti u dëmtuan nga kushtet e këqija të motit, duke përfshirë ngricën dhe lagështinë, të cilat favorizuan rritjen e mykut, sipas shoqatës. Prandaj, prodhuesit kanë vendosur një rendiment maksimal të rrushit prej 10,000 kg për hektar, 12.3 për qind më i ulët se vitin e kaluar.

Ndërkohë, Shoqata e Prodhuesve nuk ka bërë të ditur parashikimet e shitjeve dhe eksporteve për këtë vit./abcnews.al