Shpërthim në fabrikën farmaceutike në Indi, 17 të vdekur dhe 41 të plagosur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 401të tjerë mbetën të lënduar rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që u regjistrua në një fabrikë farmaceutike në Indi. Ngjarja ndodhi në një prej godinave më të mëdha të kompanisë “Escientia”, në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh. Sipas njoftimeve, shpërthimi ka ndodhur në një [...]Read More...

Shpërthim në fabrikën farmaceutike në Indi, 17 të vdekur dhe 41 të plagosur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 401të tjerë mbetën të lënduar rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që u regjistrua në një fabrikë farmaceutike në Indi.

Ngjarja ndodhi në një prej godinave më të mëdha të kompanisë “Escientia”, në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh.

Sipas njoftimeve, shpërthimi ka ndodhur në një reaktor kimik gjatë pushimit të drekës, teksa bilanci i viktimave mund të rritet më tej duke qenë se shumë prej të plagosurve kanë marrë plagë të rënda dhe djegie.

Escientia punëson më shumë se 1000 njerëz dhe është një nga kompanitë farmaceutike më të mëdha në këtë zonë.

/abcnews.al