Shpërthime të fuqishme në Kiev, paralajmërime për sulmet e mundshme ajrore

Të paktën katër shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kievi, pak sekonda pasi autoritetet ukrainase aktivizuan sirenat që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore. Shpërthimi i parë është dëgjuar në qytet nga reporterët e Kyiv Independent, disa minuta pas aktivizimit të sirenave. Shpërthimet e tjera janë dëgjuar disa minuta më pas, kur edhe forcat ajrore ukrainase [...]Read More...

Shpërthime të fuqishme në Kiev, paralajmërime për sulmet e mundshme ajrore

Të paktën katër shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kievi, pak sekonda pasi autoritetet ukrainase aktivizuan sirenat që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore.

Shpërthimi i parë është dëgjuar në qytet nga reporterët e Kyiv Independent, disa minuta pas aktivizimit të sirenave.

Shpërthimet e tjera janë dëgjuar disa minuta më pas, kur edhe forcat ajrore ukrainase paralajmëruan se raketa me shpejtësi të madhe janë nisur drejt rajonit të Kievit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar se menjëherë është aktivizuar mbrojtja kundërajrore ukrainase.