Shqipëri, Bashkia e Himarës sot zgjedh kryetarin

Klan raporton se rreth 200 qytetarë janë paraqitur të votojnë me karta identiteti të skaduar në Himarë fshat, por nuk janë lejuar nga ana e komisionerëve. Me përjashtim të këtij rasti, votimi në qendrat e Himarës po vijon normalisht dhe pa probleme. Pjesëmarrja në votime raportuar nga 33 qendra votimi (36 që janë në total): […]

Shqipëri, Bashkia e Himarës sot zgjedh kryetarin
Zgjedhje në Shqipëri. Foto nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri (Facebook)

Klan raporton se rreth 200 qytetarë janë paraqitur të votojnë me karta identiteti të skaduar në Himarë fshat, por nuk janë lejuar nga ana e komisionerëve. Me përjashtim të këtij rasti, votimi në qendrat e Himarës po vijon normalisht dhe pa probleme.

Pjesëmarrja në votime raportuar nga 33 qendra votimi (36 që janë në total): Deri në orën 09:00 kanë votuar 1418 qytetarë, ose përkthyer në përqindje, 6.66 %.

Vangjel Tavo është kandidati socialist, ndërsa Petro Gjikuria nga opozita.

23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote janë thirrur për të shprehur vullnetin e tyre në 36 qendra votimi. Procesi është hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes.

Për shkak të angazhimit të dy kampeve politike dhe diferencës së ngushtë me 19 vota në zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar, pjesëmarrja pritet të jetë e lartë.

Në zgjedhjet e 14 Majit të vitit 2023, fituesi u caktua nga një grusht votash. Kështu, në zgjedhjet e kaluara votuan gjithsej 7821 persona, ku kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Jorgo Goro që mori 3821 vota.