Shqipëria përmbys rezultatin dhe fiton kundër Ukrainës

Shqipëria fiton startin e Ligës së Kombeve në Grupin 1 të Ligës B ndaj Ukrainës 2-1. Në duelin mes dy pjesëmarrësve të Kampionatit Europian, që u luajtnë Pragë, qysh në pjesën e parë, Shqipëria ka pasur avantazh në fushë. Por loja e vërtetë vjen vetëm pas pushimit. Pas 49 minutash, Ukraina kaloi në avantazh, “me […] The post Shqipëria përmbys rezultatin dhe fiton kundër Ukrainës appeared first on Albinfo.

Shqipëria përmbys rezultatin dhe fiton kundër Ukrainës

Shqipëria fiton startin e Ligës së Kombeve në Grupin 1 të Ligës B ndaj Ukrainës 2-1.

Në duelin mes dy pjesëmarrësve të Kampionatit Europian, që u luajtnë Pragë, qysh në pjesën e parë, Shqipëria ka pasur avantazh në fushë. Por loja e vërtetë vjen vetëm pas pushimit.

Pas 49 minutash, Ukraina kaloi në avantazh, “me ndihmën” e portierit shqiptar Strakosha. Pas një krosimi, Konoplya në fakt e sjell topin në portë, por Strakosha nuk e sheh mirë dhe e lë topin të kalojë.

Por shqiptarët janë kundërpërgjigjur vetëm pak minuta më vonë. Pas një largimi të dështuar të golashënuesit Konoplya, topi bie në këmbët e Ismajlit, i cili godet me fuqi në këndin e afërt.

Shqiptarët pastaj mundën ta kthejnë lojën. Asani manovron një krosim të mprehtë nga Manaj në portë (66). Ukraina përpiqet të gjejë një ekuilibër, por nuk ja del. Kështu, ndeshja përfundon me rezultatin 2 : 1 për Shqipërinë.

The post Shqipëria përmbys rezultatin dhe fiton kundër Ukrainës appeared first on Albinfo.