Shqiptari në Itali kapet me drogë në vlerë rreth një milion euro

Raportohet se një shqiptar është arrestuar në autostradën Napoli-Milano në Itali, pasi u kap me 12 kilogramë kokainë të fshehur në makinë, përcjell albinfo.ch. Thuhet se kur përfundoi operacioni, korrieri i drogës u dërgua në burgun napolitan të Poggioreale, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve, sasia e madhe e kokainës së sekuestruar, e hedhur në treg, […] The post Shqiptari në Itali kapet me drogë në vlerë rreth një milion euro appeared first on Albinfo.

Shqiptari në Itali kapet me drogë në vlerë rreth një milion euro

Raportohet se një shqiptar është arrestuar në autostradën Napoli-Milano në Itali, pasi u kap me 12 kilogramë kokainë të fshehur në makinë, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se kur përfundoi operacioni, korrieri i drogës u dërgua në burgun napolitan të Poggioreale, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve, sasia e madhe e kokainës së sekuestruar, e hedhur në treg, do të kushtonte rreth një milion euro.

Operacioni i arrestimit të korrierit shqiptar të drogës bëri të mundur çmontimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane. Sekuestrimi i kësaj sasie të madhe droge përbën një goditje të rëndë për arkën e Camorrës, duke e privuar atë nga një burim i rëndësishëm financimi, shkruajnë mediat italiane.

Për më tepër, arrestimi i korrierit hap rrugë të reja hetimore që mund të çojnë në identifikimin e subjekteve të tjera të përfshira në trafikun e paligjshëm dhe të çmontojnë qeliza të tëra kriminale, sipas Lpasi. Hetimet mbi rastin vazhdojnë.

 

The post Shqiptari në Itali kapet me drogë në vlerë rreth një milion euro appeared first on Albinfo.