ShSKUK njofton për vde`kjen e kirurgut, Dalip Limani

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur Prof. Dr. Dalip Limani. Në njoftimin e ShSKUK-së, shkruan se Limani ishte një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë. “Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke […]

ShSKUK njofton për vde`kjen e kirurgut, Dalip Limani
shskuk-njofton-per-vde`kjen-e-kirurgut,-dalip-limani

shskuk-njofton-per-vde`kjen-e-kirurgut,-dalip-limani

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur Prof. Dr. Dalip Limani.

Në njoftimin e ShSKUK-së, shkruan se Limani ishte një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë.

“Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm me aftësitë e tij të jashtëzakonshme si kirurg, por edhe me përkushtimin e tij për edukimin dhe udhëheqjen e gjeneratave të reja”, thuhet në njoftim.

Varrimi i profesor Dalipit do të bëhet të mërkurën në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës, në lagjën Arbëria.