Shtohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Rezistenca Islamike në Irak i bashkohet Hezbollahut në sulmet ndaj Izraelit

Rezistenca Islamike në Irak ka deklaruar se iu është bashkuar sulmit që ndodhi gjatë natës të nisur nga Hezbollah, duke lëshuar drone dhe raketa në Izrael nga Iraku. Në një seri deklaratash, milicia me bazë në Irak pretendoi se kishte nisur dy sulme të veçanta në vende të paspecifikuara në Izrael, duke përfshirë sulmin “objektivat [...]Read More...

Shtohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Rezistenca Islamike në Irak i bashkohet Hezbollahut në sulmet ndaj Izraelit

Rezistenca Islamike në Irak ka deklaruar se iu është bashkuar sulmit që ndodhi gjatë natës të nisur nga Hezbollah, duke lëshuar drone dhe raketa në Izrael nga Iraku.

Në një seri deklaratash, milicia me bazë në Irak pretendoi se kishte nisur dy sulme të veçanta në vende të paspecifikuara në Izrael, duke përfshirë sulmin “objektivat në veri të Izraelit në agim me raketa Al-Arqab”.

Një deklaratë tjetër të dielën në mëngjes pretendoi se grupi goditi një “shënjestër jetike” në Izrael duke përdorur drone. Më herët, një zëdhënës i IDF-së u tha gazetarëve se kishte dy përpjekje për të goditur Izraelin gjatë natës nga Iraku.

Në deklaratat e mëtejshme publike, IDF tha se predha të lëshuara nga një vend i paspecifikuar në lindje ishin kapur dhe nuk shkaktuan dëme apo viktima.

/abcnews.al