Shumë shpejt familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, do të strehohen në banesa të reja

U bënë afër pesë vite që kur tërmeti fatkeq goditi Shqipërinë ku dhe vdiqën 51 persona. Shumë shtëpi u shkatërruan, e banorët nuk kishin nga t’ia mbanin. Lidhur më këtë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se po bëhet çmos që banesat për të prekurit e tërmetit të ndërtohen sa më shpejtë. Ndër të […]

Shumë shpejt familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, do të strehohen në banesa të reja
shume-shpejt-familjet-e-prekura-nga-termeti-ne-shqiperi,-do-te-strehohen-ne-banesa-te-reja

shume-shpejt-familjet-e-prekura-nga-termeti-ne-shqiperi,-do-te-strehohen-ne-banesa-te-reja

U bënë afër pesë vite që kur tërmeti fatkeq goditi Shqipërinë ku dhe vdiqën 51 persona.

Shumë shtëpi u shkatërruan, e banorët nuk kishin nga t’ia mbanin.

Lidhur më këtë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se po bëhet çmos që banesat për të prekurit e tërmetit të ndërtohen sa më shpejtë.

Ndër të tjera, Veliaj përmes një postimi në Facebook, thotë se disa parti politike u munduan ta bllokonin këtë projekt, por që nuk ia dolën.

“Në Kombinat po bëjmë çmos që t’i mbarojmë sa më shpejt pallatet e reja, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Jam vërtet mirënjohjes për qytetarët që bashkëpunuan që në fillim dhe e kanë parë rezultatin e punës së bashkisë. Më vjen keq për ato parti politike që u përpoqën ta bllokonin këtë projekt, por nuk ia dolën dot, dhe u tkurrën vetë”, ka shkruar Veliaj.