Sogojeva: Liberalizimi i vizave për kosovarët ndikoi edhe tek bregdeti shqiptar

Udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva tha për Front Online se liberalizimi i vizave ka ndikuar për uljen e kërkesave nga kosovarët për bregdetin shqiptar. Sogojeva tha se aktualisht Durrësi ka shumë pak pushues. Sipas tij, kosovarët në jugun e Shqipërisë nuk po shkojnë pasi janë rritur çmimet. “Mbas liberalizimit të vizave […]

Sogojeva: Liberalizimi i vizave për kosovarët ndikoi edhe tek bregdeti shqiptar
sogojeva:-liberalizimi-i-vizave-per-kosovaret-ndikoi-edhe-tek-bregdeti-shqiptar

sogojeva:-liberalizimi-i-vizave-per-kosovaret-ndikoi-edhe-tek-bregdeti-shqiptar


Udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva tha për Front Online se liberalizimi i vizave ka ndikuar për uljen e kërkesave nga kosovarët për bregdetin shqiptar.

Sogojeva tha se aktualisht Durrësi ka shumë pak pushues.

Sipas tij, kosovarët në jugun e Shqipërisë nuk po shkojnë pasi janë rritur çmimet.

“Mbas liberalizimit të vizave është një lloj shpërndarje, Aktualisht jam në Durrës, ka shumë pak turistë, ka ndikuar shumë liberalizimi i vizave por qytetarët duan edhe të shohin vende të tjera. Është ende gjysma e korrikut por shpresoj që në muajt në vazhdim të ndryshojnë. Shëngjini e Velipoja janë më afër për qytetarët dhe po ka pak më shumë atje kosovar. Ndërsa në jug ka më pak pushues sepse ka rritje të çmimeve”, u shpreh ai.