Sot përfundon afati për konvertimin e patentëshoferëve ilegalë

Sot përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentëshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentëshoferë zyrtarë të Kosovës. Deri më tani 6 mijë e 325 qytetarë i kanë konvertuar patentëshoferët. Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. […] The post Sot përfundon afati për konvertimin e patentëshoferëve ilegalë appeared first on Albinfo.

Sot përfundon afati për konvertimin e patentëshoferëve ilegalë

Sot përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentëshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentëshoferë zyrtarë të Kosovës.

Deri më tani 6 mijë e 325 qytetarë i kanë konvertuar patentëshoferët. Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka dhënë statistikat e konvertimit të patentëshoferëve nëpër komuna veç e veç.

Në komunën e Leposaviqit 1 mijë e 994 qytetarë i kanë konvertuar patentëshoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 536 patentëshoferë.

Në Zubin Potok janë konvertuar 940 patentëshoferë, kurse në Zveçan patentëshoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 154 qytetarë.

Nga statistikat del se veç 215 qytetarë në Graçanicë i kanë konvertuar patentëshoferët nga atë serb në atë të Kosovës.

 

The post Sot përfundon afati për konvertimin e patentëshoferëve ilegalë appeared first on Albinfo.