Sot varroset 18 vjeçarja që vdiq në aksidentin Prishtinë – Fushë Kosovë

Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, përkatësisht afër ‘Central Parkut’ ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka lënë të vdekur këmbësore Elira Mehmeti e moshës 18 vjeçare. Familjarët njoftojnë së e ndjëra do të varroset sot në ora 17:00 në fshatin Prelloc të Skenderajt. “Njoftojm se pas nje aksidenti me fatalitet , me […]

Sot varroset 18 vjeçarja që vdiq në aksidentin Prishtinë – Fushë Kosovë

Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, përkatësisht afër ‘Central Parkut’ ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka lënë të vdekur këmbësore Elira Mehmeti e moshës 18 vjeçare.

Familjarët njoftojnë së e ndjëra do të varroset sot në ora 17:00 në fshatin Prelloc të Skenderajt.

“Njoftojm se pas nje aksidenti me fatalitet , me dt.24.08.2024 .20:10 h, humbi jeten vajza jon Elira Ejup MEHMETI lutem Allahut te shperblej me Xhenet???????? Varrimi behet sot 25,08,2024, ora 17:00 ne Prelloc- Skenderaj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lidhur me ngjarjen, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.