Subvencionimi me 4 milion euro, Kërleshi: Hap që zgjidh problemin në Trepçë

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të ‘Trepçës’, Destan Kërleshi ka folur për anulimin e protestës së minatorëve të ‘Trepçës’, si dhe për subvencionimin nga ana e qeverisë me 4 milionë euro për paga. Sipas tij, vendimin e qeverisë e kanë mirëpritur minatorët. Kërleshi ka deklaruar se vendimi i qeverisë është një hap shumë […]

Subvencionimi me 4 milion euro, Kërleshi: Hap që zgjidh problemin në Trepçë
subvencionimi-me-4-milion-euro,-kerleshi:-hap-qe-zgjidh-problemin-ne-trepce

subvencionimi-me-4-milion-euro,-kerleshi:-hap-qe-zgjidh-problemin-ne-trepce

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të ‘Trepçës’, Destan Kërleshi ka folur për anulimin e protestës së minatorëve të ‘Trepçës’, si dhe për subvencionimin nga ana e qeverisë me 4 milionë euro për paga. Sipas tij, vendimin e qeverisë e kanë mirëpritur minatorët.

Kërleshi ka deklaruar se vendimi i qeverisë është një hap shumë i madh drejt zgjidhjes së problemeve në ‘Trepçë’.

“Qëllimi i protestës ka qenë mosrealizimi i pagave për muajt qershor, korrik”, ka thënë Kërleshi në “InfoPlus”, derisa shtoi se në vazhdimësi ka pasur probleme, qoftë në përmirësimin e kushteve të punës, qoftë me sigurimin e pagave.

Kërleshi ka sqaruar se gjysma e shumës së ofruar nga qeveria shkon në plotësimin e pagave, duke shtuar se me prodhimin e siguruar nga puna e minatorëve do të sigurohen të ardhurat e minatorëve.