Sulmuan policët në veri, arrest shtëpiak për katër të rinjtë e dyshuar serbë

Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve. Lajmi  e ka konfirmuar avokati Shyqyri Syla, i cili tha se të rinjtë në seancën dëgjimore kanë kërkuar falje dhe se “kanë pranuar se i kanë fyer policët, por jo që i kanë […] The post Sulmuan policët në veri, arrest shtëpiak për katër të rinjtë e dyshuar serbë appeared first on Albinfo.

Sulmuan policët në veri, arrest shtëpiak për katër të rinjtë e dyshuar serbë

Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve.

Lajmi  e ka konfirmuar avokati Shyqyri Syla, i cili tha se të rinjtë në seancën dëgjimore kanë kërkuar falje dhe se “kanë pranuar se i kanë fyer policët, por jo që i kanë sulmuar”.

“Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore që zgjati bukur shumë, gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Kanë kërkuar falje dhe kanë pranuar se i kanë fyer policët, por jo që i kanë sulmuar fizikisht”, tha Syla për Klankosova, përcjell Albinfo.ch.

Tutje, ai tha se pajtohet me masën e arrestit shtëpiak ndaj katër të rinjve serbë, për të cilët tha se është hera e parë që kanë kryer vepër penale.

Në lidhje me këtë seancë, gjatë ditës serbët në veri të vendit kanë protestuar pothuajse gjatë gjithë ditës./Albinfo.ch

 

The post Sulmuan policët në veri, arrest shtëpiak për katër të rinjtë e dyshuar serbë appeared first on Albinfo.