Tahiri: Formula e financimit të komunave ka nevojë për reformë urgjente

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në Kosovë, pas rezultateve të regjistrimit të popullsisë. Tahiri ka thënë se sipas këtyre rezultateve, 29 komuna kanë numër të popullsisë më të vogël, dhe këto komuna janë ndikuar drejtpërdrejt në financimin e investimeve […]

Tahiri: Formula e financimit të komunave ka nevojë për reformë urgjente
tahiri:-formula-e-financimit-te-komunave-ka-nevoje-per-reforme-urgjente

tahiri:-formula-e-financimit-te-komunave-ka-nevoje-per-reforme-urgjente

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në Kosovë, pas rezultateve të regjistrimit të popullsisë.

Tahiri ka thënë se sipas këtyre rezultateve, 29 komuna kanë numër të popullsisë më të vogël, dhe këto komuna janë ndikuar drejtpërdrejt në financimin e investimeve kapitale dhe temave tjera.

“Financimi i arsimit primar dhe shëndetësisë primare, kontrata kolektive, financimi i shërbimeve sociale, investimet kapitale në komuna, ndarja e parashkollorëve nga arsimi primar, zvogëlimi i numrit të asamblistëve si  dhe çështje tjera kërkojnë rishikim funksional. Formula e tanishme financiare për komuna është jo kompatibile, apo kësaj formule i ka skaduar afati”, ka shkruar Tahiri.