Tahiri: Kurti një mashtrues i sofistikuar, po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit

R Shefi i Grupit Parlamentar të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurti, “mashtrues të sofistikuar”.Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri thotë se qeveria “po lidh” gjithçka tek ura në mënyrë që dështimet të mos i diskutojë në publik. “Synimi kryesor i kësaj qeverie e këtij kryeministri është që […]

Tahiri: Kurti një mashtrues i sofistikuar, po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit
tahiri:-kurti-nje-mashtrues-i-sofistikuar,-po-e-permbylle-mandatin-e-tij-me-nje-sukses-te-vetem-–-uren-e-saradranit

tahiri:-kurti-nje-mashtrues-i-sofistikuar,-po-e-permbylle-mandatin-e-tij-me-nje-sukses-te-vetem-–-uren-e-saradranit

R

Shefi i Grupit Parlamentar të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurti, “mashtrues të sofistikuar”.Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri thotë se qeveria “po lidh” gjithçka tek ura në mënyrë që dështimet të mos i diskutojë në publik.
“Synimi kryesor i kësaj qeverie e këtij kryeministri është që opozitën, zërin kritik dhe tërë Kosovën, ta lidh tek ura, në mënyrë që të gjitha dështimet e tij katër vjeçare mos t’i diskutojë në publik, disa muaj para zgjedhjeve.”Tahiri thotë se ura duhet të hapet, ta ushtrojë funksionin e vet praktik, siç shkruan “të jetë instrument lidhës e jo ndarës,” dhe sipas tij ura nuk duhet të shkaktojë armiqësi me vendin, “që në esencë e ka bërë shtetin e Kosovës.”
Poashtu ai ka shkruar edhe për gjendjen e vendit të cilin e quan “shtet të izoluar në rrafshin ndërkombëtar”, si dhe rrafshin e brendshëm duke përmendur rrugët e drejtimeve në qytetet e Kosovës të cilat thotë se janë rrugë “të paktën 2 orëshe”.“Tash, të flasim për gjendjen në Kosovë – është një shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm, ku askush nuk mund të bëjë një rrugë 30-të kilometërshe për secilin drejtim si: Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan apo kudo pa i planifikuar, të paktën dy orë rrugë. Janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë.”
Akuza ka edhe drejt Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore.“Edhe dy javë nis procesi mësimor, ndërsa vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti i Ministrisë së Arsimit me tekstet shkollore, vetëm për ta shtypur një të drejtë elementare të qytetarit,” shkruan Tahiri.
Teksa për Kurtin thotë që ka hapur vetëm një urë atë “të Saradranit”.Qytetarë të Republikës së Kosovës duhet të kuptojnë se Albin Kurti e ka hapur vetëm një urë, atë të Saradranit. Ai po donë që këtë popull me lidhë me një shtyllë afër urës dhe çdo ditë të na tregojë se a është lyer ura, a mund të kalojë një kamion, a foli me komandantin e KFOR-it apo jo. Shihni përtej kësaj, ky është një mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit. Po e përmbyll mandatin duke e shkelur secilin zyrtar publik, duke e shtypur secilin zë të lirë, si në media ashtu edhe në shoqëri. Këto janë problemet e tij, nëse doni të qëndroni të lidhur te ura, rrini aty, por Kosova është ka shkon poshtë dhe buzë shkatërrimit në nivelin më të ulët të marrëdhënieve ndërshtetërore me ShBA-në dhe vendet e BE-së.
“Pra, mashtruesi i sofistikuar don me na mbajt të lidhur për ure!”