Taravari premtoi: Pesë studentët më të mirë të mjekësisë do të punësohen menjëherë pas diplomimit
Pesë studentët më të mirë nga fakultetet e mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe Shtip do të marrin oferta për punë në spitalet shtetërore menjëherë pas diplomimit, transmeton Portalb.mk. Kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili pati takim me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në UKM Svetozar Antoviq. “Ne do ta zbatojmë këtë […]
Pesë studentët më të mirë nga fakultetet e mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe Shtip do të marrin oferta për punë në spitalet shtetërore menjëherë pas diplomimit, transmeton Portalb.mk.
Kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili pati takim me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në UKM Svetozar Antoviq.
“Ne do ta zbatojmë këtë menjëherë, edhe para se të hyjë në ligj. Shpresoj që nga viti i ardhshëm do të mund të punësohen 10 nga studentët më të mirë”, tha Taravari.
Në takim u diskutua edhe për specializimet, si dhe për t’i dhënë përparësi specializimeve të onkologjisë, radiologjisë, patologjisë dhe anesteziologjisë.