Temperaturat deri 39 gradë Celsius, IHMK bën thirrje për kujdes gjatë ekspozimit në diell

E nxehtë pritet të jetë edhe java që po vjen (15-19.07.2024). Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale në Kosovë do të arrijnë në 39 gradë Celsius. “E hënë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. […]

Temperaturat deri 39 gradë Celsius, IHMK bën thirrje për kujdes gjatë ekspozimit në diell
temperaturat-deri-39-grade-celsius,-ihmk-ben-thirrje-per-kujdes-gjate-ekspozimit-ne-diell

temperaturat-deri-39-grade-celsius,-ihmk-ben-thirrje-per-kujdes-gjate-ekspozimit-ne-diell

E nxehtë pritet të jetë edhe java që po vjen (15-19.07.2024).

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale në Kosovë do të arrijnë në 39 gradë Celsius.

“E hënë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s”, është parashikimi i IHMK-së për të hënën e 15.07.2024.

Edhe të martën do jetë mot i nxehtë, minimalet e temperaturave do të shkojnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 34 në 38.

Diell por edhe vranësira të shpërndara pritet të ketë të mërkurën. Temperaturat minimale do shkojnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 35 në 38.

Ngjashëm do jetë edhe enjtja. Gjatë ditës temperaturat minimale do të shkojnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius kurse maksimalet nga 34 në 39 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe pjesërisht vranët” – është parashikimi i IHMK-së për të premten. Gjatë asaj ditë pritet që vranësirat të dendësohen duke krijuar mundësi për riga afatshkurte dhe shkarkime rrufesh.

Gjatë kësaj dite pritet që temperaturat minimale të lëvizin nga 16 në 19 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 31 në 35.

“Këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materieve të metalta, asfaltit, materieve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit. Parashihen edhe netë tropike në këto vende urbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe orëve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius” – thuhet mes tjerash në njoftimin e IHMK-së.

IHMK bën thirrje për kujdes në kontaktin direkt me rrezet e diellit pasi indeksi i rrezeve ultra violetë do jetë shumë i lartë, sipas tyre parashihen 64 orë me diell.

“Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta. Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm” – thuhet tutje në njoftim./Front Online/