Tërmet në Greqi, nuk raportohet për dëme materiale

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës, rreth orës 19:29, në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, lëkundjet u regjistruan në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos. Tërmeti […] The post Tërmet në Greqi, nuk raportohet për dëme materiale appeared first on Albinfo.

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për dëme materiale

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës, rreth orës 19:29, në jug të Kretës, pranë Gavdos.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, lëkundjet u regjistruan në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos.

Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos, duke krijuar shqetësim te banorët.

Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë, dhe sipas informacioneve nga ishulli I Kretës është ndier shumë edhe në qytetin e Iraklios. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Specialistët po ndjekin me vëmendje fenomenin.

 

The post Tërmet në Greqi, nuk raportohet për dëme materiale appeared first on Albinfo.