Tetova u bë me strategji për zhvillimin e vullnetarizmit

Të rinjtë në Tetovë do të kenë mundësi më të mldha për vullnetarizëm nëpër institucionet lokale dhe në organizata të ndryshme. Kjo ndër të tjera qëndron në thelb të Strategjisë për zhvillimin e vullnetarizmit në Komunën e Tetovës 2024-2027 e cila u miratua në seancën e fundit të Këshillit Komunal, shkruan Portalb.mk. Vullnet Zenku nga […]

Tetova u bë me strategji për zhvillimin e vullnetarizmit
Protestë nga nxënësit, prindërit dhe drejtoria e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë për mospërfshirjen e nxënësve të shëndetësisë në bursat për paralelet duale. Foto: Fisnik Xhelili (26.10.2023)

Të rinjtë në Tetovë do të kenë mundësi më të mldha për vullnetarizëm nëpër institucionet lokale dhe në organizata të ndryshme. Kjo ndër të tjera qëndron në thelb të Strategjisë për zhvillimin e vullnetarizmit në Komunën e Tetovës 2024-2027 e cila u miratua në seancën e fundit të Këshillit Komunal, shkruan Portalb.mk.

Vullnet Zenku nga shoqata Multikultura sqaroi se së bashku me Këshillin Rinor të Komunës së Tetovës e panë të arsyeshme të përpilojnë strategji ku do të ju ndihmojë të gjithë të rinjve që të kyçen në të gjitha institucionet lokale dhe organizatat e ndryshme për të kryer punë vullnetare.

“Këtu e kemi strategjinë të përpunuar në bashkëpunim me organizata të ndryshme lokale dhe nacionale, është një projekt i financuar nga EU për përkrahjen e vullnetarizmit në përgjithësi”, tha Zenku.

Ratko Davidovski këshilltar nga VMRO-DPMNE tha se uron që kjo të realizohet ashtu si duhet dhe këshilli dhe komuna të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Ndërsa këshilltari nga BDI Liridon Disha theksoi se në materialet që kanë marrë ata si këshilltarë është përmendur edhe buxheti i Komunës së Tetovës për financim të disa projekteve, ai shtroi pyetjen se për çfarë projektesh bëhet fjalë kur bëhet kjo bëhet për vullnetarizëm.

Zenku sqaroi se do të parashihen aktivitete të veçanta të cilat do të përkrahen nga Komuna e Tetovës, të inicuara nga të rinjtë për zhvillimin e politikave për vullnetarizëm.

Nismat e propozuara do duhet të prezantohen deri te këshilli komunal.

Portalb.mk e kërkoi nga Komuna e Tetovës edhe dokumentin e plotë të kësaj strategjie, mirëpo deri në publikim të këtij shkrimi nga komuna nuk u përgjigjën.