Trump mban tubimin e parë pas tërheqjes së Biden: U largua sepse po humbiste keq. Harris, pas çdo katastrofe të tij

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump mbajti tubimin e parë pas tërheqjes nga gara presidenciale të presidentit Joe Biden. Nga Charlotte, Trump vijoi me akuzat ndaj Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris, e cila është favoritja për të qenë kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë. Trump deklaroi se Biden u largua nga gara [...]Read More...

Trump mban tubimin e parë pas tërheqjes së Biden: U largua sepse po humbiste keq. Harris, pas çdo katastrofe të tij

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump mbajti tubimin e parë pas tërheqjes nga gara presidenciale të presidentit Joe Biden.

Nga Charlotte, Trump vijoi me akuzat ndaj Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris, e cila është favoritja për të qenë kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.

Trump deklaroi se Biden u largua nga gara pasi po humbte keq ndaj tij dhe shtoi se pas çdo katastrofe të presidentit, qëndron Harris.

“Cili zv.president i lejon këta monstra? A do të sjellin një kandidat të tretë? Biden është presidenti më i keq në histori. Ai u largua sepse po humbiste kaq keq. Harris është forca lëvizëse liberale pas çdo katastofe të Biden. Ato kërkojnë të jem i mirë pas të shtënave, por nuk do të jem. Harris gënjeu publikisht për shëndetin mendor të Biden. Unë nuk mendoj se njerëzit do ta blejnë strategjinë e Harris. Do t’i nxjerrim nga këtu. Do t’i heqim nga rruga këta njerëz primitivë, të egër. Ata vrasin njerëz, i copëtojnë. Ata janë monstra”, theksoi ai./abcnews.al