Trump, më i fortë pas sulmit?/ “E shoh drejt Shtëpisë së Bardhë”, Çupi: Renditet në mesin e presidentëve më të mëdhenj të Amerikës

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku foli për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara. Në lidhje me sulmin, ai tha se pamjet e sulmit të Trump kanë tronditur jo vetëm SHBA-të, por edhe botën, teksa shtoi se Trump renditet në [...]Read More...

Trump, më i fortë pas sulmit?/ “E shoh drejt Shtëpisë së Bardhë”, Çupi: Renditet në mesin e presidentëve më të mëdhenj të Amerikës

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku foli për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara.

Në lidhje me sulmin, ai tha se pamjet e sulmit të Trump kanë tronditur jo vetëm SHBA-të, por edhe botën, teksa shtoi se Trump renditet në mesin e presidentëve të mëdhenj të Amerikës.

Po ashtu u ndal te pyetja nëse Trump është më i fortë politikisht pas sulmit, ku tha se e sheh drejt Shtëpisë së Bardhë referuar zgjedhjeve presidenciale.

Pamjet kanë tronditur jo vetëm Amerikën, por edhe botën, përjetësisht ato do jenë në sfond. Për të bërë një kthim, ndoshta bato pamje do e ekuilibrojnë Trump në një president ndryshe. Trump edhe si një njeri nga mali, i bërë vetë dhe bëri presidencën vetë. Gjate kësaj periudhe Trump ka jetuar në ferr. Ferri i tij ka qenë akuzat e njëpasnjëshme për grusht shteti, personale dokumentet e falsifikuara. Sado janë rrëzuar nga gjykata, ë kujtesën njerëzore të Trump, nuk rrëzohen. Kjo gjë e radhiti Trump në presidentët e mëdhenj të Amerikës. Tani jeton jetën e dytë. Kjo ndryshoi klimën botërore. Unë e shoh drejt Shtëpisë së Bardhë. “, u shpreh ai.

/abcnews.al