Trump sulmon zyrtarin e lartë demokrat: Është anëtar krenar i Hamasit

Në një tubim të fushatës në Harrisburg, Pensilvani, kandidati republikan për president përsëriti një pretendim të çuditshëm se një nga zyrtarët më të lartë në Partinë Demokratike, Chuck Schumer, është anëtar i lëvizjes palestineze. “Chuck Schumer është bërë palestinez. Po. Mund t’a besosh? Ai është bërë një anëtar krenar i Hamasit”, tha Trump në këtë [...]Read More...

Trump sulmon zyrtarin e lartë demokrat: Është anëtar krenar i Hamasit

Në një tubim të fushatës në Harrisburg, Pensilvani, kandidati republikan për president përsëriti një pretendim të çuditshëm se një nga zyrtarët më të lartë në Partinë Demokratike, Chuck Schumer, është anëtar i lëvizjes palestineze.

“Chuck Schumer është bërë palestinez. Po. Mund t’a besosh? Ai është bërë një anëtar krenar i Hamasit”, tha Trump në këtë ngjarje dhe duke theksuar se Schumer javën e kaluar kishte refuzuar t’i jepte dorën kryeministrit izraelit.

Schumer, i cili është hebre, mori pjesë në fjalimin e Netanyahut në Kongres, por nuk i shtrëngoi dorën, duke i thënë rrjetit të lajmeve CBS se ai kishte “mosmarrëveshje serioze me mënyrën se si Benjamin Netanyahu ka kryer” politikat e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Trump e quan një demokrat të lartë “palestinez” , me avokatë që e përshkruajnë përdorimin e tij të termit si një sharje si “të hapur racist”.