Ukraina pretendon se kontrollon 1000 km katror të territorit rus

Ukraina kontrollon 1,000 km katrorë të territorit rus, sipas komandantit të lartë të vendit Oleksandr Syrskyi, ndërsa vazhdon inkursioni më i madh ndërkufitar në dy vjet e gjysmë lufte në shkallë të plotë. Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se Rusia po përballet me luftën që u kishte shkaktuar të tjerëve por Putin e përshkroi [...]Read More...

Ukraina pretendon se kontrollon 1000 km katror të territorit rus

Ukraina kontrollon 1,000 km katrorë të territorit rus, sipas komandantit të lartë të vendit Oleksandr Syrskyi, ndërsa vazhdon inkursioni më i madh ndërkufitar në dy vjet e gjysmë lufte në shkallë të plotë.

Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se Rusia po përballet me luftën që u kishte shkaktuar të tjerëve por Putin e përshkroi ofensivën si një “provokim të madh” ndërsa u zotua të dëbonte armikun.

Një numër në rritje njerëzish janë evakuuar nga rajoni perëndimor i Rusisë për sigurinë e tyre, ndërsa 59 mijë të tjerëve iu është thënë gjithashtu që të largohen. Guvernatori lokal tha se rreth 28 fshatra në zonë kishin rënë në duart e forcave ukrainase, se 12 civilë ishin vrarë dhe se “situata mbetet e vështirë”.

Trupat ukrainase filluan sulmin e tyre të befasishëm të martën e kaluar, duke përparuar deri në 18 milje (30 km) në Rusi. Ofensiva thuhet se ka rritur moralin në palën ukrainase, por analistët thonë se strategjia sjell rreziqe për Ukrainën, pasi Moska mund të dyfishojë sulmet popullsisë civile dhe infrastrukturës së vendit.

Të hënën, Putin u zotua që të dëbonte armiku nga territori rus.

“Një nga qëllimet e dukshme të armikut është të mbjellë mosmarrëveshje, grindje, të frikësojë njerëzit, të shkatërrojë unitetin dhe kohezionin e shoqërisë ruse. Detyra kryesore është, natyrisht, që ministria e mbrojtjes të largojë armikun nga territoret tona,” tha ai në një takim zyrtarësh.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se mijëra trupa janë të angazhuar në operacion, shumë më tepër se inkursioni i vogël i raportuar fillimisht nga rojet kufitare ruse. Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve AFP se qëllimi i tyre ishte “të shkaktonin humbje maksimale dhe të destabilizonin situatën në Rusi”.

Harta që tregon Belgorod të shënuar pranë Kurskut

/abcnews.al