Ukraina ratifikon Statutin e Romës, pritet t’i bashkohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Pas vitesh hezitimi dhe pavarësisht kundërshtimit nga ushtria, parlamenti i Ukrainës votoi sot për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) me shpresën për të ndëshkuar Rusinë për krimet e dyshuara të luftës që ka kryer në Ukrainë. Çështja është veçanërisht e ndjeshme në vend, pasi shumë kanë frikë se ushtarët ukrainas që luftojnë kundër [...]Read More...

Ukraina ratifikon Statutin e Romës, pritet t’i bashkohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Pas vitesh hezitimi dhe pavarësisht kundërshtimit nga ushtria, parlamenti i Ukrainës votoi sot për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) me shpresën për të ndëshkuar Rusinë për krimet e dyshuara të luftës që ka kryer në Ukrainë.

Çështja është veçanërisht e ndjeshme në vend, pasi shumë kanë frikë se ushtarët ukrainas që luftojnë kundër ushtrisë ruse do të jenë në shënjestër të ICC-së, e cila ka për detyrë të ndjekë penalisht autorët e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.

Një total prej 281 deputetësh votuan për të ratifikuar Statutin e Romës, traktatin themelues të ICC-së.

Ky vendim do të krijojë “shansin më të madh për të ndëshkuar rusët dhe do të forcojë izolimin e Rusisë”, tha deputetja Evgenia Kravchuk e cila i përket partisë së presidentit Volodymyr Zelensky.

Sipas saj, Ukraina përmendi nenin 124 të Statutit të Romës, i cili lejon çdo ukrainas civil apo ushtarak  të përjashtohet nga çdo ndjekje penale nga ICC për krime lufte për shtatë vjet.

Ratifikimi i Statutit është pjesë e angazhimeve të Kievit ndaj BE-së, shpjegoi Kravchuk.

“Është një masë e nevojshme, plotësisht e justifikuar dhe e sigurt”, theksoi ai.

Irina Gerashchenko si dhe partia e saj, opozita Solidariteti Europian, votuan kundër propozimit.

 

Gerashchenko madje foli për “diskutime të vështira” në parlament para votimit. “Ushtria kërkoi që ratifikimi të bëhet pas heqjes së gjendjes ushtarake”, theksoi ajo.