Ukraina vazhdon ofensivën në Kursk, vë në kontroll tashmë 100 vendbanime

Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kursk, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit. Gjenerali Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 km katrorë të territorit rus dhe 100 vendbanime. Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shtoi ai. Javën e kaluar, presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se [...]Read More...

Ukraina vazhdon ofensivën në Kursk, vë në kontroll tashmë 100 vendbanime

Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kursk, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit. Gjenerali Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 km katrorë të territorit rus dhe 100 vendbanime.

Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shtoi ai. Javën e kaluar, presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus.

Syrskyi tha gjithashtu se një nga objektivat e inkursionit të Ukrainës në Kursk ishte “të shpërqendronte një numër të konsiderueshëm trupash armike nga zona të tjera”, si Pokrovsk dhe Kurakhove në Donbas, dhe kjo gjë u arrit me sukses.

Ai shtoi se Rusia ishte e vetëdijshme për këtë objektiv dhe po “përqendron njësitë e saj më të gatshme luftarake në zonën e Pokrovsk”.

/abcnews.al