Ura mbi Shkumbinin në Tetovë me muaj e dëmtuar, përbën rrezik për komunikacionin

Që nga muaji qershor i këtij viti ura mbi Lumin Shkumbin është dëmtuar ka rënë mburoja prej metali dhe një pjesë prej betoni. Që atëherë autoritetet nuk kanë intervenuar për të sanuar problemin ndërsa kjo gjendje përbën rrezik për komunikacionin dhe qytetarët. Komuna thotë se javën e ardhshme do të zgjidhet problemi, shkruan Portalb.mk. Sipas […]

Ura mbi Shkumbinin në Tetovë me muaj e dëmtuar, përbën rrezik për komunikacionin
Dëmtimi i urës në rrugën Industriale (V. S. Bato) në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Që nga muaji qershor i këtij viti ura mbi Lumin Shkumbin është dëmtuar ka rënë mburoja prej metali dhe një pjesë prej betoni. Që atëherë autoritetet nuk kanë intervenuar për të sanuar problemin ndërsa kjo gjendje përbën rrezik për komunikacionin dhe qytetarët. Komuna thotë se javën e ardhshme do të zgjidhet problemi, shkruan Portalb.mk.

Sipas komandantit të zjarrfikësve të Tetovës, ura në rrugën Industriale u dëmtua nga një aksident trafiku gjatë muajit qershor.

Që atëherë, në terren nuk ka lëvizur asgjë.

Dëmtimi i urës në rrugën Industriale (V. S. Bato) në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Dëmtimi i urës në rrugën Industriale (V. S. Bato) në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nisma qytetare Më Mirë për Tetovën thekson se ura e dëmtuar paraqet problem serioz dhe duhet ndërhyrje e menjëhershme.

“Kjo mund të shkaktojë ndonjë problem të mëtejshëm për sigurinë e qarkullimit dhe mund të rrezikojë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Është e rëndësishme që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masa urgjente për riparimin e saj dhe të informojnë publikun për ndonjë ndryshim në qarkullim që mund të ndodhë gjatë periudhës së riparimit”, thanë nga Më Mirë për Tetovën.

Ata theksuan se periudha në vijim është periudhë me tentativë për reshje të shiut organet përkatëse duhet në mënyrë proaktive të angazhohen në riparimin dhe eliminimin e shkaqeve potenciale për mbrojte nga vërshimet por edhe në eliminim e rreziqeve dhe mbarëvajtjen e komunikacionit pa pengesa.

Dëmtimi i urës në rrugën Industriale (V. S. Bato) në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Dëmtimi i urës në rrugën Industriale (V. S. Bato) në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga ana tjetër, nga Komuna e Tetovës paralajmëruan se problemi do të zgjidhet javën e ardhshme.

“Gjatë javës së ardhshme pritet të rregullohet mburoja tek rruga industriale. Ajo pjesë do të bëhet me beton në mënyrë që të jetë më e sigurt të mos ndodhin fatkeqësi në të ardhmen”, tha Albion Alili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Dëmtimi i urës në rrugën Industriale (V. S. Bato) në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Dëmtimi i urës në rrugën Industriale (V. S. Bato) në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kjo urë ka pësuar dëmtime edhe në të kaluarën nga vërshimet.