Vd*es në QKUK gruaja e cila u godit nga vetura në Ferizaj

Një grua ka vdekur sot rreth orës 19:15 në QKUK, ku ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e veturës. Aksidenti kishte ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj në rrugën “Driton Islami”. Rastin për  Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Më datën […]

Vd*es në QKUK gruaja e cila u godit nga vetura në Ferizaj

Një grua ka vdekur sot rreth orës 19:15 në QKUK, ku ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e veturës.

Aksidenti kishte ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj në rrugën “Driton Islami”.

Rastin për  Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datën 07.08.2024 rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda trupore, e përfshirë një veturë Opel me targa vendore dhe një këmbësor. Drejtuesi i veturës nuk ështe ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër e moshës rreth 40 vjeçare, e cila fillimisht për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”.

“Në ora 19:15 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Ndërsa në stacionin e policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari/ drejtuesi i veturës R.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë të Hetimeve të Aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbatje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli për Front Online.