Vendoset gurthemeli i shtëpive në Bistricë dhe Cerajë

Gjatë vizitës në Leposaviq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vendosën gurthemelet e shtëpive të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë. Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me këtë rast, […]

Vendoset gurthemeli i shtëpive në Bistricë dhe Cerajë
vendoset-gurthemeli-i-shtepive-ne-bistrice-dhe-ceraje

vendoset-gurthemeli-i-shtepive-ne-bistrice-dhe-ceraje

Gjatë vizitës në Leposaviq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vendosën gurthemelet e shtëpive të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me këtë rast, ai ka uruar familjet për vendosjen e gurthemeleve dhe fillimin e punime për ndërtimin e shtëpive.

“Ndërtimi i shtëpive të familjes Hajdari dhe Miftari dhe shtëpive tjera në katër komunat veriore po bëhet në kuadër të thirrjes së MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në komunë”, thuhet tutje në komunikatë.