Vesa Smolica pyetet sërish për raportin me Romeo Veshaj pas daljes nga BBVA3

Vesa Smolica dhe Romeo Veshaj gjatë qëndrimit në Big Brother Vip 3 krijuan një raport të ngushtë mes vete. Gjatë kohës sa ishin brenda u aludua se mes tyre mund të kishte një pëlqim. Mirëpo këto aludime u rrëzuan pasi Romeo u lidh me modelen Heidi Baçi, ndërsa afrimi i Vesës me Romeon filloi të…

Vesa Smolica pyetet sërish për raportin me Romeo Veshaj pas daljes nga BBVA3

Vesa Smolica dhe Romeo Veshaj gjatë qëndrimit në Big Brother Vip 3 krijuan një raport të ngushtë mes vete.

Gjatë kohës sa ishin brenda u aludua se mes tyre mund të kishte një pëlqim.

Mirëpo këto aludime u rrëzuan pasi Romeo u lidh me modelen Heidi Baçi, ndërsa afrimi i Vesës me Romeon filloi të zbehej.

Vesa së fundmi në Instastory u ka dhënë mundësinë fansave për të bërë pyetje e ku ka marrë pyetje të pafundme.

Ndër pyetje të shumta njëra që ka tërhequr vëmendje ishte pyetja “Ke folur ose takuar Romeon”, derisa Smolica i është përgjigjur me pozitivitet.

“Po i kam takuar Romeon dhe Heidin në një prej lokaleve të Tiranës, kemi folur me pozitivitet, i kam ftuar edhe në Prishtinë, jemi përshëndet me përqafime të ngrohta dhe secili në punën e vet”, tha ajo.

Ende nuk dihet nëse bukuroshja nga Gjakova është në një lidhje, ndërsa pritet që këtë verë të publikojë projekte të shumta muzikore.

Ndërkaq kënga e saj më e re do të lansohet sot. /Lajmi.net/