VIDEO/ “Netanyahu po vret pengjet”, të afërmit bllokojnë autostradën në Izrael

Familjarët e pengjeve bllokuan autostradën Ayalon duke i kërkuar kryeministrit të Izraelit të pranonte një marrëveshje për lirimin e tyre. Ata e shohin Netanyahun si pengesën kryesore për një marrëveshje “Nuk ka marrëveshje të pamatur, vetëm braktisje” dhe “Netanyahu po vret pengjet”, shkruhej në pankartat e tyre. נתיבי איילון דרום נחסמו כעת לתנועה ע”י בני [...]Read More...

VIDEO/ “Netanyahu po vret pengjet”, të afërmit bllokojnë autostradën në Izrael

Familjarët e pengjeve bllokuan autostradën Ayalon duke i kërkuar kryeministrit të Izraelit të pranonte një marrëveshje për lirimin e tyre. Ata e shohin Netanyahun si pengesën kryesore për një marrëveshje

“Nuk ka marrëveshje të pamatur, vetëm braktisje” dhe “Netanyahu po vret pengjet”, shkruhej në pankartat e tyre.

Bisedimet që synonin shpalljen e një armëpushimi në Rripin e Gazës përfunduan të dielën mbrëma pa një marrëveshje, pasi as Hamasi dhe as Izraeli nuk e pranuan propozimin e ri të paraqitur nga ndërmjetësit.

Këshilltari presidencial për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha të dielën se Uashingtoni po vazhdon në Kajro përpjekjet diplomatike për një marrëveshje armëpushimi, duke shtuar se Uashingtoni është i shqetësuar për rrezikun që lufta të përhapet në Lindjen e Mesme.

Gjatë një konference për shtyp, Sullivan vuri në dukje se administrata e presidentit Joe Biden është në komunikim të vazhdueshëm me atë të Izraelit për zhvillimet me Hezbollahun, pas përshkallëzimit të kohëve të fundit të armiqësive midis lëvizjes së armatosur libaneze dhe forcave të armatosura izraelite.

/abcnews.al