Vizatimet e Michael Jackson do të dalin së shpejti në ankand

Disa dhjetëra vepra arti të këngëtarit amerikan të popit Michael Jackson do të ofrohen në një ankand që do të zhvillohet më 3 gusht në Los Angeles. Shtëpia e ankandeve “King’s Auctions” njoftoi se vendndodhja e këtij eventi do të shpallet më vonë dhe se do të jetë “një vend primar në Beverly Hills”. Sipas [...]Read More...

Vizatimet e Michael Jackson do të dalin së shpejti në ankand

Disa dhjetëra vepra arti të këngëtarit amerikan të popit Michael Jackson do të ofrohen në një ankand që do të zhvillohet më 3 gusht në Los Angeles.

Shtëpia e ankandeve “King’s Auctions” njoftoi se vendndodhja e këtij eventi do të shpallet më vonë dhe se do të jetë “një vend primar në Beverly Hills”.

Sipas njoftimit, 78 vizatime nga mbreti i ndjerë i popit do të ofrohen në ankand dhe çdo vizatim nënshkruhet nga ai personalisht, “duke u dhënë fituesve të ankandit një pjesë të historisë së ikonës dhe muzikës pop”.

Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, ishte një i dashuruar i përjetshëm i arteve figurative dhe filloi të vizatonte në moshë të re.

Gjatë turneut, Jackson vizatonte shpesh dhe kjo u bë hobi i tij.

Ai u ndikua nga shumë zhanre artistike, nga klasike dhe arkitektonike tek pop-art e deri tek portretet formale. Ai gjithashtu kishte një dashuri të madhe për Londrën dhe zakonet britanike”, thuhet në njoftimin e “King’s Auctions”.

Ofertat në mungesë dhe të drejtpërdrejta në internet do të jenë të disponueshme përmes LiveAuctioneers dhe veprat do të ekspozohen në Beverly Hills dhe Las Vegas./abcnews.al