VLEN mund të heqë dorë nga afati për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda 6 muajve qeverisje

Nga koalicioni VLEN thonë se ka gjasa që të shtyhet afati që kishin ndaj partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE, që ndryshimet kushtetuese të realizohen në 6 muajt e parë të bashkëqeverisjes së tyre, përcjell TV21. Fari Hiseni nga VLEN tha se problemi qëndron në Bullgari, respektivisht në pamundësinë që Sofja të krijojë qeveri stabile. “Duke e […]

VLEN mund të heqë dorë nga afati për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda 6 muajve qeverisje
Arben Taravari, VLEN. Foto prinstscreen

Nga koalicioni VLEN thonë se ka gjasa që të shtyhet afati që kishin ndaj partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE, që ndryshimet kushtetuese të realizohen në 6 muajt e parë të bashkëqeverisjes së tyre, përcjell TV21. Fari Hiseni nga VLEN tha se problemi qëndron në Bullgari, respektivisht në pamundësinë që Sofja të krijojë qeveri stabile.

“Duke e marrë parasysh gjendjen në Republikën e Bullgarisë, vlerësoj se ka hapësirë këtu, sërish them në koordinim me faktorin ndërkombëtar, të prolongohet edhe afati”, tha Fari Hiseni, zëdhënës i VLEN.

Ndryshe, VLEN në programin e tyre thirret në Bashkimin Evropian dhe ndryshime kushtetuese ndërkaq partneri i tyre potencial, VMRO-DPMNE gjithë kohës thotë që mbetet në qëndrimin e tyre mos te ketë ndryshime “kushtetuese nën diktatin e shtetit të tretë”.

Arben Taravari, një nga krerët e VLEN-it para zgjedhjeve parlamentare, tha se mandatarit për formimin e Qeverisë duhet t’i kërkohet një dinamikë me afate për realizimin  e ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk e them për 1 apo 3 muaj, por mos të jetë mbi 6 muaj. Kjo të kryhet, dhe të vazhdojnë negociatat me BE”, tha Taravari.