Vra*sje në tentativë në Suharekë – arrestohen tre persona të dyshuar

Janë arrestuar sot tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë, që ka ndodhur sot rreth orës 02:05, afër një lokali nate në Topliçan të Suharekës. Rastin për Front Online e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi ka bërë të ditur se një person i shoqëruar edhe […]

Vra*sje në tentativë në Suharekë – arrestohen tre persona të dyshuar

Janë arrestuar sot tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë, që ka ndodhur sot rreth orës 02:05, afër një lokali nate në Topliçan të Suharekës.

Rastin për Front Online e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se një person i shoqëruar edhe nga dy persona tjerë, nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës, ka shtënë me armë zjarri nē drejtim të lokalit, ku si pasojë një femër është plagosur në këmbë dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me datë 30.08.2024, rreth orës 02:05  pas një zënke, një person i shoqëruar edhe nga dy shok, nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënë me armë zjarri nē drjetim të lokalit. Si pasojë  një femër ështē plagos në këmbë nga plumbi dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat etj . Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë”, ka thënë Bytyqi.

“Patrulla policore sapo e ka marr  informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit  të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë. Policia ka punuar me përkushtim dhe pa ndal derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar. Dy të dyshuar meshkuj, (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës”, ka thënë tutje Bytyqi për Front Online.