Vuçiq: S’kemi marrë vendim për të shpallur okupimin e Kosovës – ekspertët juridikë ishin kundër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët juridikë kanë qenë kundër. Këto komente, Vuçiq i bëri në një konferencë për media, drejtuar popullit serbë, teksa paraqiti edhe shtatë kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës. “Nuk guxojmë të ju japim atyre statusin […]

Vuçiq: S’kemi marrë vendim për të shpallur okupimin e Kosovës – ekspertët juridikë ishin kundër
vuciq:-s’kemi-marre-vendim-per-te-shpallur-okupimin-e-kosoves-–-ekspertet-juridike-ishin-kunder

vuciq:-s’kemi-marre-vendim-per-te-shpallur-okupimin-e-kosoves-–-ekspertet-juridike-ishin-kunder

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët juridikë kanë qenë kundër.

Këto komente, Vuçiq i bëri në një konferencë për media, drejtuar popullit serbë, teksa paraqiti edhe shtatë kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës.

“Nuk guxojmë të ju japim atyre statusin e forcave legale të armatosura. Nuk do t’u japim kurrfarë legalitetit ligjor e as legjitimitet sepse nuk e kanë”, ka thënë Vuçiqi, njofton Klankosova.tv.

Disa nga kërkesat e Serbisë janë që Kosova t’i kthejë serbët në polici e gjyqësi, ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe e të tërhiqet Njësia Speciale nga veriu i vendit.