Washington post: Izraeli pranon se ka vrarë Haniya, liderin e Hamas

Ndërsa administrata Biden po përpiqet të parandalojë një konflikt të përgjithshëm në Lindjen e Mesme, një raport i Washington Post zbulon se Izraeli ka pranuar në SHBA se ka vrarë liderin e Hamasit Ismail Haniya në Teheran. Fakti që Izraeli ka pranuar se ka urdhëruar vrasjen e liderit të Hamasit në mes të negociatave për [...]Read More...

Washington post: Izraeli pranon se ka vrarë Haniya, liderin e Hamas

Ndërsa administrata Biden po përpiqet të parandalojë një konflikt të përgjithshëm në Lindjen e Mesme, një raport i Washington Post zbulon se Izraeli ka pranuar në SHBA se ka vrarë liderin e Hamasit Ismail Haniya në Teheran.

Fakti që Izraeli ka pranuar se ka urdhëruar vrasjen e liderit të Hamasit në mes të negociatave për armëpushim në Gaza, ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë.

SHBA, raporton Washington Post, reagoi me habi dhe zemërim kur zyrtarët izraelitë i informuan se Tel Avivi qëndronte pas vrasjes së Haniya.

Të martën, Hamasi njoftoi se organizatori i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, Yahya Shinuar, është udhëheqësi i ri politik i tij.

Analistët vërejnë se ndryshe nga Sinwar, i cili besohet se fshihet në një rrjet të nëndheshëm tunelesh në Gaza, Haniya jetonte në Katar dhe udhëtonte jashtë vendit, duke ngritur pikëpyetje se pse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zgjodhi këtë moment për ta vrarë.

“Nëse qëllimi juaj ishte marrëveshja e armëpushimit, pse ta vrisni Haniya tani dhe ta bëni atë në një mënyrë që do t’i detyronte iranianët të reagonin”, tha Dennis Ross, një ish i dërguar i SHBA-së në Izrael?

Izraeli, raporton Washington Post, ka nisur vazhdimisht sulme kundër Hezbollahut dhe komandantëve iranianë pa informuar më parë Shtetet e Bashkuara, duke zemëruar zyrtarët Biden dhe vetë presidentin.

Netanyahu, i cili është gjithnjë e më në kundërshtim me zyrtarët e tij të lartë të sigurisë mbi këmbënguljen e tij që Izraeli duhet të vazhdojë të godasë Hamasin në vend që të pranojë një armëpushim dhe marrëveshje pa pengje, gjithashtu duket se ka ndryshuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.

Frank Loëenstein, i cili shërbeu si i dërguar i posaçëm për negociatat izraelito-palestineze nën Presidentin Barack Obama, tha se Netanyahu “e ka vënë SHBA-në në një pozitë të vështirë”.

Ndërkohë, sipas WP një zyrtar izraelit konfirmoi se telefonata mes Biden dhe Netanyahu javën e kaluar, pas vdekjes së Haniya, ishte “e tensionuar”.

Megjithatë nuk ka asnjë tregues se Biden është i gatshëm të ushtrojë presion të konsiderueshëm mbi Izraelin që të përpiqet të kufizojë veprimet e tij, të tilla si vendosja e kushteve ose shkurtimi i ndihmës ushtarake, sipas zyrtarëve të njohur me diskutimet e brendshme.

/abcnews.al