Zelensky pas sulmeve në Kursk: Rusia duhet të detyrohet të bëjë paqe

“Rusia duhet të detyrohet të bëjë paqe”. Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News. Udhëheqësi ukrainas tha se sulmi i madh ndërkufitar në rajonin perëndimor të Kurskut ishte një çështje sigurie për Ukrainën dhe se Kievi kishte pushtuar zonat nga ku Rusia kishte nisur sulmet. “Rusia duhet të detyrohet të bëjë [...]Read More...

Zelensky pas sulmeve në Kursk: Rusia duhet të detyrohet të bëjë paqe

“Rusia duhet të detyrohet të bëjë paqe”. Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Udhëheqësi ukrainas tha se sulmi i madh ndërkufitar në rajonin perëndimor të Kurskut ishte një çështje sigurie për Ukrainën dhe se Kievi kishte pushtuar zonat nga ku Rusia kishte nisur sulmet.

“Rusia duhet të detyrohet të bëjë paqe nëse Putini dëshiron të luftojë kaq keq”, tha ai.

Zelensky theksoi se rajoni verilindor i Ukrainës, Sumy, i cili shtrihet përtej kufirit nga rajoni Kursk, ishte sulmuar pothuajse 2,100 herë nga sulmet ndërkufitare ruse që nga 1 qershori.

“Rusia u solli luftë të tjerëve, tani po kthehet në shtëpi. Ukraina ka dashur gjithmonë vetëm paqe dhe ne sigurisht që do të sigurojmë paqen,” shtoi ai./abcnews.al