Zyrtar i lartë i NATO-s vjen sot në Kosovë- Diskutohet edhe për çështjen e Urës së Ibrit

Kryeministri njoftoi se sot për vizitë në Kosovë vjen Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s. “Nesër për vizitë vjen zotëri Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s. Sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve […]

Zyrtar i lartë i NATO-s vjen sot në Kosovë- Diskutohet edhe për çështjen e Urës së Ibrit
zyrtar-i-larte-i-nato-s-vjen-sot-ne-kosove-diskutohet-edhe-per-ceshtjen-e-ures-se-ibrit

zyrtar-i-larte-i-nato-s-vjen-sot-ne-kosove-diskutohet-edhe-per-ceshtjen-e-ures-se-ibrit

Kryeministri njoftoi se sot për vizitë në Kosovë vjen Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s.

“Nesër për vizitë vjen zotëri Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s. Sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s”- është shprehur ai.

Kurti thotë se në të gjitha këto takime diskutohet edhe çështja e hapës së urës qendrore mbi lumin Ibër.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizikë të urës teksa presim raportin final, e deri të përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë por edhe në Bashkimin Europian”- theksoi Kurti.