16 armë zjarri u sekuestruan gjatë javës së kaluar, nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar si rezultat i aksioneve të ndara në lokacione të ndryshme, kanë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë realizuar 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, raporton […]

16 armë zjarri u sekuestruan gjatë javës së kaluar, nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës
16-arme-zjarri-u-sekuestruan-gjate-javes-se-kaluar,-nga-zyrtaret-policore-te-rajonit-te-prishtines

16-arme-zjarri-u-sekuestruan-gjate-javes-se-kaluar,-nga-zyrtaret-policore-te-rajonit-te-prishtines

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar si rezultat i aksioneve të ndara në lokacione të ndryshme, kanë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë realizuar 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, raporton Klankosova.tv.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, shkruan në kumtesën e policisë.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4541 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet tutje aty.