A do të shfuqizohet Balancuesi?

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e të ashtuquajturit Balancues në seancën e caktuar për më 18 shtator, ndërsa lëndën e trajton gjyqtari kushtetues Darko Kostadinovski, i The post A do të shfuqizohet Balancuesi? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

A do të shfuqizohet Balancuesi?

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e të ashtuquajturit Balancues në seancën e caktuar për më 18 shtator, ndërsa lëndën e trajton gjyqtari kushtetues Darko Kostadinovski, i cili njëherësh është edhe kryetar i Gjykatës. Mickoski e dëshiron shfuqizimin, ndërsa thotë se “kjo është kërkesë edhe e BE-së”

 Edhe pse një raport shqyrtimi i Bashkimit Evropian nga viti 2023 e klasifikon Balancuesin si mekanizëm që nuk po përmbushet, pra se Balancuesi po keqpërdoret, megjithatë momentalisht nuk mund të spekuloj se i njëjti do të hiqet tërësisht. Tashmë kam thënë se Balancuesi ka qenë subjekt i keqpërdorimeve, pra kemi raste kur maqedonasit janë shkruar si shqiptarë, shqiptarët janë shkruar si maqedonas, pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike, që do të thotë se Balancuesi praktikisht tashmë po e humb qëllimi për të cilin është krijuar. Kështu për Radio Evropa e Lirë ka thënë ministri i Administratës, Goran Minçev, ndërsa ka informuar se aktualisht, po zbatohet formula e re e përfaqësimit nëpërmjet Balancuesit, konkretisht nga 29% për shqiptarët, në 24%, shkruan gazeta KOHA.

“Në këtë moment zbatohet zgjidhja ligjore. Përderisa nuk ka zgjidhje tjetër ligjore në fuqi, mbetet aplikimi i Balancuesit, sipas Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë objekt diskutimi heqja eventuale e atij mjeti Balancues”, ka thënë Minçev.

Megjithatë, pas dy dekadash praktikë për punësim në administratën publike në përputhje me parimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve, për herë të parë çelësi etnik në punësim do të vlerësohet para Gjykatës Kushtetuese, me iniciativë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni. Konkretisht, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e të ashtuquajturit Balancues në seancën e caktuar për më 18 shtator, ndërsa lëndën e trajton gjyqtari kushtetues Darko Kostadinovski, i cili njëherësh është edhe kryetar i Gjykatës.

ARSYETIMI I ANTI-KORRUPSIONIT

Sipas Komisionit Kundër Korrupsionit, zbatimi i dispozitave ligjore të kontestuara (theksimi i etnisë të kandidatëve) kërcënon liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, shprehjen e lirë të përkatësisë kombëtare, përfaqësimin e duhur dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve në organet e shtetit, qeveri dhe institucionet e tjera publike, si dhe shtetin e së drejtës të garantuar me dispozitat e neneve 9, 32 dhe 54 të Kushtetutës.

“Me pjesën e kontestuar ‘që i përket etnitetit’, kërkuesi vlerëson se kandidatëve për nëpunës administrativ, në aplikimin për punësim u vendoset detyrimi që ndër të dhënat e tjera personale, të shënojnë përkatësinë e një komuniteti, çka cenon të drejtën e garantuar me Kushtetutë për lirinë e shprehja e përkatësisë kombëtare. Përkatësia është ndjenjë personale e qytetarit dhe si e tillë mund të jetë e ndryshueshme. Përkatësia në një komunitet nuk është kusht i përgjithshëm dhe as i veçantë për punësimin e nëpunësve administrativë i paraparë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, as me Ligjin për zyrtarët administrativ, dhe në thelb është një parakusht eliminues për raportimin e një konkursi publik për punësim në sektorin publik”, thuhet në iniciativën e Komisionit Kundër Korrupsionit, ndërsa tashmë është publikuar në faqen e saj zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Me dispozitën e kontestuara, sipas ankuesit (Komisionit Kundër Korrupsionit), në mënyrë të drejtpërdrejtë cenohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit në atë mënyrë që e drejta për të aplikuar për vend pune në administratë, u kufizohet e drejta kandidatëve të cilët i përkasin një komuniteti të ndryshëm nga ai i specifikuar në shpalljen publike për vendin e caktuar të punës.

MUNDËSI TË SHUMTA PËR SHFUQIZIMIN E BALANCUESIT

Ka shumë mundësi që Gjykata Kushtetuese ta shpallë si antikushtetues Balancuesin, pasi disa nga gjykatësit kushtetues kanë theksuar edhe publikisht se punësimet në administratën publike, në të cilat theksohet “kombësia e kandidatëve”, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kryetarja e mëparshme e Gjykatës, Dobrilla Kacarka, në një konferencë për shtyp vitin e kaluar në dhjetor, tha se të gjitha punësimet e tilla janë antikushtetuese dhe të paligjshme, sepse para Kushtetutës të gjithë janë të barabartë dhe nuk ka dallim nëse dikush është maqedonas, shqiptar, turk, serb, vlleh… Më pas, ajo pati theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk bën punësime të tilla, ndërsa për punësimet e institucioneve të tjera, në të cilat për dy dekada është theksuar se nga cila kombësi duhet të jenë kandidatët e pranuar, tha se nuk i ka parë, por nëse janë të tilla, punësimet janë antikushtetuese.

“Nuk guxon të ketë konkurse dhe shpallje të tilla, qytetarët janë të barabartë sipas Kushtetutës. Për sa kohë që unë jam kryetare, shpallje për punësime të tilla nga Gjykata Kushtetuese nuk do të publikohen me asnjë çmim”, pati thënë Kacarska në dhjetor vitin e kaluar.

FSHEHJA E MICKOSKIT PAS RAPORTIT TË BE-së

Edhe më parë ka patur kundërshtime ndaj Balancuesit. VMRO-DPMNE që në fushatën parazgjedhore kishte paralajmëruar se do ta shfuqizojë Balancuesin, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski është arsyetuar se ky është qëndrim dhe kërkesë edhe e Bashkimit Evropian, e theksuar në raportin e skriningut. “Një nga reformat që kërkon BE-ja është kjo. Thonë se koha e Balancuesit ka kaluar, sepse ka pasur shumë keqpërdorime, sidomos në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve. Nuk është qëndrim i asnjë partie politike, por është qëndrim i BE-së”, tha Mickoski para dy javësh dhe shtoi se Komisioni Parlamentar i formuar së fundmi do të kujdeset për përfaqësim të drejtë etnik dhe gjinor në institucione.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, së fundi, duke komentuar njoftimet për heqjen e Balancuesit, ka theksuar se ai nuk do të shfuqizohet, por do të zëvendësohet me Ligj të ri për përfaqësim të drejtë. Këto komente Mexhiti i bëri pasi ministri i Administratës, Goran Minçev e ndryshoi formulën për Balancuesin, konkretisht nga 29.5 për qind që përfaqësoheshin shqiptarët, formula u ul në 24 për qind, me arsyetimin se 24 për qind rezidentë shqiptarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse në Regjistrimin e fundit, shqiptarët përbëjnë 29.5 për qind. Pesë përqindëshi i ulur u rrit në favor të maqedonasve. (koha.mk)

The post A do të shfuqizohet Balancuesi? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .