A po zgjidhet përfundimisht konflikti i Jurës?

Me konkordatin e  Moutier-it çështja e Juras është sqaruar përfundimisht dhe konflikti i gjatë prej dekadash i kantonit Jura, është zgjidhur The post A po zgjidhet përfundimisht konflikti i Jurës? appeared first on Albinfo.

A po zgjidhet përfundimisht konflikti i Jurës?

Qyteti Moutier para ndryshimit: Vendimi për të kaluar nga kantoni i Bernës në atë të Jurës do të merret së shpejti.

Marrëveshja rregullon në detaje se si qyteti Moutier mund të kalojë nga Berna në Jura, transmeton albinfo.ch. Është gjithashtu e qartë për autoritetet: Me konkordatin e  Moutier-it çështja e Juras është sqaruar përfundimisht dhe konflikti i gjatë prej dekadash Jura me separatistët është zgjidhur.

Por kjo nuk është e gjitha: marrëveshja rregullon pikat më të rëndësishme në lidhje me ndryshimin e kantonit nga ana e qytetit Moutier, për shembull financat, administratën, shkollat ​​dhe shërbimet zjarrfikëse.

Autoritetet në Bernë dhe ato në Jura negociuan për dy vjet, shkruan srf.ch. “Transferimi i një komuniteti prej 7200 banorësh nga një kanton në tjetrin nuk është aq i lehtë,” thotë ish-këshilltari i qeverisë së Bernës Mario Annoni.

Bëhet fjalë gjithashtu për para: Kantoni i Bernës duhet të kalojë 76 milionë franga nga barazimi financiar në kantonin e Juras, dedikuar për Moutier-in  gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Kantoni Jura i paguan kantonit të Bernës 4.4 milionë franga për investime, për shembull në kompaninë e transportit publik BLS.

The post A po zgjidhet përfundimisht konflikti i Jurës? appeared first on Albinfo.