Më pak vizitorë në pishina gjatë kësaj vere

Si fillimi i lagësht dhe i ftohtë i verës, ashtu edhe ftohja në shtator, i kanë "turbulluar" rezultatet, sa u përket vizitave në pishinat e zbuluara The post Më pak vizitorë në pishina gjatë kësaj vere appeared first on Albinfo.

Më pak vizitorë në pishina gjatë kësaj vere

Pishinat zvicerane nën qiell të hapur kanë regjistruar dukshëm më pak vizitorë këtë vit se sa vitin e kaluar.

Si fillimi i lagësht dhe i ftohtë i verës, ashtu edhe ftohja në shtator i kanë “turbulluar” rezultatet, transmeton albinfo.ch. Pishinat e jashtme të Bernës, për shembull, kanë raportuar pesë për qind më pak mysafirë këtë sezon, ndërsa në St.Gallen numri i vizitorëve ka rënë me 30 për qind krahasuar me një vit më parë, raporton srf.ch.

Ndërkohë, pishinat e qytetit të Cyrihut kanë thyer shifrën e dy milionëve pavarësisht verës me shi, ndonëse kishin më pak vizitorë se në vitin 2023.

Locarno ka përfituar nga një korrik i fortë pas një fillimi të vështirë, ndërsa në qytetin e Bazelit, sezoni i verës së vitit 2024 renditet i pesti në krahasimi me numrin e vizitorëve të dhjetë vjetët e fundit.

 

The post Më pak vizitorë në pishina gjatë kësaj vere appeared first on Albinfo.