Shkëlqen Zhegrova, shënon 2 gola për Lillen

Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në kampionatin francez. Lille luajti 3:3 me Strasbourgun, në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit francez, kurse ylli i Kosovës i realizoi dy gola, transmeton albinfo.ch. Sulmuesi kosovar shënoi për 1:0 në minutën e 15-të dhe për 2:0 në minutën e 27-të. Ai tashmë i ka tri gola në […] The post Shkëlqen Zhegrova, shënon 2 gola për Lillen appeared first on Albinfo.

Shkëlqen Zhegrova, shënon 2 gola për Lillen

Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në kampionatin francez.

Lille luajti 3:3 me Strasbourgun, në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit francez, kurse ylli i Kosovës i realizoi dy gola, transmeton albinfo.ch.

Sulmuesi kosovar shënoi për 1:0 në minutën e 15-të dhe për 2:0 në minutën e 27-të.

Ai tashmë i ka tri gola në tri paraqitje në Ligue 1. Në dy ndeshjet e para ishte i suspenduar. Për skuadrën franceze i ka shënuar edhe tri gola në katër paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

 

The post Shkëlqen Zhegrova, shënon 2 gola për Lillen appeared first on Albinfo.