Aktivistët paralizojnë trafikun ajror në Gjermani

Së fundmi ka pasur disa protesta të “Brezit të fundit” në aeroportet gjermane, edhe në Frankfurt mbi Main, Lajpcig, Dortmund The post Aktivistët paralizojnë trafikun ajror në Gjermani appeared first on Albinfo.

Aktivistët paralizojnë trafikun ajror në Gjermani

Aktivistët e “Brezi i fundit” kanë penguar masivisht trafikun ajror në Gjermani të enjten në mëngjes.

Në aeroportet Köln-Bonn, Berlin dhe Nuremberg u ndërprenë përkohësisht fluturimet, raporton DW, transmeton albinfo.ch.

Vetë organizata aktiviste e klimës, “Brezi i fundit”, bëri të ditur, se nga dy aktivistë të saj kanë depërtuar në aeroporte brenda territorit të fluturimit të avionëve. Edhe në aeroportin e Shtugartit është përgatitur një aksion proteste.

Sipas organizatës bëhet fjalë për një “rezistencë paqësore”, dhe se nuk janë prekur pistat e ngritjes dhe zbritjes së avionëve, por anëtarët e saj janë ngjitur në pista të tjera ku lëvizin avionët.

Një zëdhënës i aeroportit Köln-Bonn tha se disa persona ishin futur në territorin e aeroportit ku kryhen fluturimet. Policia federale bëri fjalë për tre persona që kishin depërtuar në aeroport. Sipas të dhënave të policisë, ishte prerë një gardh rrethues i aeroportit.

Kurse puna në aeroportin BER në Berlin ka rifilluar, bëri të ditur radioja rbb. Protestuesit janë larguar nga territori i aeroportit dhe janë ndaluar përkohësisht nga policia. Ata duhet të llogarisin me padi për prishje të rendit publik, dëmtime dhe ndërhyrje e rrezikshme në trafikun ajror.

Së fundmi ka pasur disa protesta të “Brezit të fundit” në aeroportet gjermane, edhe në Frankfurt mbi Main, Lajpcig, Dortmund. Protesta e aktivistëve të klimës drejtohet kundër përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Ata kërkojnë kthesën nga burimet fosile deri në vitin 2030.

 

The post Aktivistët paralizojnë trafikun ajror në Gjermani appeared first on Albinfo.