Ambasadori Rohde publikon video duke përgatitur fli me saç

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde bashkë me një grup turistësh janë ngjitur në majën më të lartë të Kosovës, në Gjeravicë. Nga kjo aventurë, ambasadori Rohde ka publikuar edhe një video në llogarinë e tij në platformën “X”. Ai ka shkruar se ka mbledhur boronica gjatë rrugës, e poashtu është zhytur edhe në liqen, […]

Ambasadori Rohde publikon video duke përgatitur fli me saç
ambasadori-rohde-publikon-video-duke-pergatitur-fli-me-sac

ambasadori-rohde-publikon-video-duke-pergatitur-fli-me-sac

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde bashkë me një grup turistësh janë ngjitur në majën më të lartë të Kosovës, në Gjeravicë.

Nga kjo aventurë, ambasadori Rohde ka publikuar edhe një video në llogarinë e tij në platformën “X”.

Ai ka shkruar se ka mbledhur boronica gjatë rrugës, e poashtu është zhytur edhe në liqen, ndërsa shtoi se ka përgatitur edhe fli.

“Kalova kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe”, ka shkruar ambasadori në postimin e bërë në Facebook.