Arratiset Blerim Ramadani pas aktvendimit që e kthente në paraburgim, nga masa e arrestit shtëpiak

Pas aktvendimit, i cili nga masa e arrestit shtëpiak, e kthente në paraburgim në qendrën e Shutkës, Blerim Ramadani është arratisur ndërsa gjendej në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas raportimeve nga Kosovapress, thuhet se sipas MPJD-së, avokati i Ramadanit ka konfirmuar se klientit të tij i është ndryshuar masa e sigurisë. ”Ju njoftojmë që […] The post Arratiset Blerim Ramadani pas aktvendimit që e kthente në paraburgim, nga masa e arrestit shtëpiak appeared first on Albinfo.

Arratiset Blerim Ramadani pas aktvendimit që e kthente në paraburgim, nga masa e arrestit shtëpiak

Pas aktvendimit, i cili nga masa e arrestit shtëpiak, e kthente në paraburgim në qendrën e Shutkës, Blerim Ramadani është arratisur ndërsa gjendej në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas raportimeve nga Kosovapress, thuhet se sipas MPJD-së, avokati i Ramadanit ka konfirmuar se klientit të tij i është ndryshuar masa e sigurisë.

”Ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i Ramadanit se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme”, citohet të ketë thënë Leutrim Sahiti, këshilltar politik në MPJD, transmeton albinfo.ch.

Nga kjo ministri kanë pranuar se nuk ka informacione të tjera zyrtare nga autoritetet relevante të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Gjykata Themelore Penale në Shkup më 8 gusht 2024 mori vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi.

The post Arratiset Blerim Ramadani pas aktvendimit që e kthente në paraburgim, nga masa e arrestit shtëpiak appeared first on Albinfo.